EKSKLUZIVE Kurti si i shkarkuar po bën “kërdi” me emërime bordesh: Ish kandidatin e VV-së e bën drejtor Bordi DOKUMENT

Qeveria e shkarkuar nga 84 deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti sonte i ka marrë shumë vendime. Disa nga këto vendime kanë të bëjnë me shkarkime dhe emërime të bordeve të Ndërmarrjeve Publike.

Ballkani.info i posedon këto vendime të mbledhjes së 21-të të Qeverisë, e që janë në numër të madh.

Njëri vendim që është marrë në këtë mbledhje ka të bëjë me shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Kompania Rajone e Ujësjellësit “Prishtina”.

Menjëherë pas shkakrimit, Albin Kurti e ka emëruar bordin e përkohshëm të kësaj Ndërmarrjeje. Ky emërim është bërë fare pa konkurs dhe fare pa konsulltë me kompaninë britanike që ishte caktuar për të mbikqyrur procesin e të përzgjedhurve.

Kryesues i këtij Bordi dhe drejtor është vendosur një ish kandidat i VV-së për deputet, Mentor Hyseni.

Vendimi tjetër i sotëm i Kurtit është shkakrimi i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Posta e Kosovës.

Po ashtu edhe në këtë ndërmarrje është emëruar Bordi i Përkohshëm.

Kryesues dhe drejtor i këtij Bordi është emëruar Mentor Arifaj.

Emërime janë bërë edhe në Bordin e Përkohshëm të Ndërmarrjes Publike “Herkurudhat e Kosovës- Infrakos”.

Bordi i kësaj ndërmarrjeje ishte shkarkuar javë më parë.

Në krye të këtij bordi si kryesues dhe drejtor është vendosur Enis Berisha.

Vendimet tjera: