EKSKLUZIVE: Këta janë emrat e 5 kandidatëve të LDK-së për ministra në Qeverinë Kurti

Është arritur marrëveshja për bashkë-qeverisje mes Vetëvendosjes e LDK-së. Ashtu siç raportoi më herët Ballkani.info, Glauk Konjufca do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit dhe do të kalojë në një post të lartë qeveritar.

Pozitën e kryeparlamentarit pritet ta merr Vjosa Osmani, nënkryetare e LDK-së. Ajo do të jetë kryetare me mandat të plotë, pa rotacion.

Pritet që gjatë ditës së nesërme, të dy këto parti do të mbledhin Këshillët Drejtuese dhe ta vulon marrëveshje në mënyrë që të hënën në Kuvend të shkohet me vota të dy partive.

Sipas burimeve, çështja e presidentit mbetet kur t’i përfundojë mandati presidentit aktual Hashim Thaçi, e më pas do të takohen partnerët e të dy partive për t’u konsultuar rreth postit të ri të presidentit.

Burimete Ballkani.info thonë se ky ka qenë kompromisi i LDK-së, që tash mos të zotohet VV-ja për presidentin. Ky komporomis e ka nxitur lëshimin e VV-së për kryeparlamentarin.

E pozitat qeveritare pritet të ndahen sipas formulës fillestare 5-5.

Ballkani.info i siguruar ekskluzvisht emrat e kandidatëve të LDK-së për pesë pozitat ministrore.

Vjosa Osmani: Kryeparlamentare

Lumir Abdixhiku: Ministër i Infastrukturës dhe Transportit

Avdullah Hoti: Zëvendëskryeministër i parë

Anton Quni: Ministër i Mbrojtjes

Besnik Berisha: Ministër i Punëve të Brendshme

Hykmete Bajrami: Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë /BALLKANI.INFO/