EKSKLUZIVE: Ja kush është nënkoloneli i Policisë së Kosovës që sot u suspendua nga IPK-ja

Inspektorati Policor i Kosovës suspendimuar sot një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit policor.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë duke hetuar një rast ku i dyshuar është një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Ballkani.info mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për nënkolonelin, Arbresh Ajvazi, drejtor i Divizionit për Siguri Publike në Drejtorinë e Përgjithshme.

Ajvazi është mbikqyrës i të gjithë drejtorëve rajonal në Policinë e Kosovë. /Ballkani.info/