EKSKLUZIVE: Ja emrat e pjesëtarëve të strukturave paralele serbe për Komunat e Republikës së Kosovës (Dokument)
Pas humbjes së luftës në Kosovë, Serbia kishte vazhduar t’i mbajë strukturat e saj paralele administrative jashtë territorit të Kosovës.
Përkundër që situata në terren kishte ndryshuar pas hyrjes së shumicës së strukturave paralele brenda institucioneve të Kosovës, ajo asnjëherë nuk kishte hequr dorë nga rivalizimi i qeverisjes lokale në Kosovë me institucione paralele, transmeton Ballkani.info.
Zyrat e zhvendosura nga Kosova, Serbia kishte vazhduar t’i mbante në qytete të ndryshme, por kryesisht në Krushevc, Leskoc dhe Nish, ku edhe kosovarët kohë pas kohe i kishin shfrytëzuar, veçanërisht për dokumente pronësore të blerjes së pronave nga serbët e Kosovës.
Këto institucione paralele serbe, përkundër që tani janë edhe me staf administrativ shumë më të vogël, vazhdojnë të funksionojnë nën kornizën dhe autoritetin e Beogradit, pavarësisht edhe kornizës ligjore dhe institucionale të themeluar në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ato vazhdojnë t’i referohen ligjeve që nuk janë në fuqi dhe t’u ofrojnë informata të pasakta qytetarëve serbë lidhur me mjetet juridike në dispozicion, duke çuar në gjithmonë në praktika mashtrimi.
Ballkani.info për herë të parë bënë publik emrat e pjesëtarëve të strukturave paralele serbe në Kosovë dhe udhëheqësve të tyre komunalë.
Lista:
Në mesin e këtyre ka edhe që i marrin nga dy paga, një si pjesë e institucioneve paralele të Serbisë dhe të dytën si pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës. /Ballkani.info/
Artikulli i radhës: Kush janë pjesëtarët e strukturave paralele serbe që marrin nga dy paga, njërën nga Serbia dhe tjetrën nga Kosova? Cilat janë pozitat që i mbajnë ata në institucionet paralele të Serbisë dhe cilat në institucionet e Republikës së Kosovës? Kush janë eprorët e Serbisë që veprojnë në veriun e Kosovës? Cilat janë grupet kryesore të kriminelëve serbë atje?