EKSKLUZIVE: Gresa në kanagjeqin e saj lanson këngën në bashkëpunim me nënën (VIDEO)

Mbrëmë mori vëmendje kanagjegji i këngëtares kosovare, Gresa Behluli, e cila festoi këtë ditë të veçantë për të me familjarë, miq e fytyra të njohura të estradës.

Një nga momentet më prekëse të kësaj mbrëmjeje ishte edhe premiera e këngës së re të Gresës, e cila vendosi ta këndojë pikërisht në natën e saj.

Këtë këngë ajo e solli në duet me nënën e saj, këngëtaren Shkurte Fejza, ku të dyja të emocionuara kënduan atë live. Madje Gresa kishte veshur edhe fustanin e bardhë në ato momente. /Ballkani.info/

Më poshtë mund të dëgjoni performancën LIVE të Gresës dhe Shkurte Fejzës.

Video e siguruar nga emisioni ‘Te Shoqja’, prodhim i Ballkani.info: