Në zgjedhjet e fundit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur 147827 vota ose 17.67%, pa përfshi këtu votat e diasporës dhe ato me kusht.
Nga numërimi i mbi 80 për qind të votave të kandidatëve për deputetë, lideri Lumir Abdixhiku ka marrë 87051 vota, shkruan Ballkani.info.
Pas tij është renditur Doarsa Kica Xhelili me 34965 vota, Hykmete Bajrami ka marrë 32863, ndërsa Kujtim Shala ka arritur 29166 vota.
Avdullah Hoti dhe Lutfi Haziri gjithashtu kanë bërë një paraqitje të fuqishme me 23995, përkatësisht 22719 vota. Në shtatëshen e parë është edhe Anton Quni me 21447 vota.
Pas Qunit është Jehona Lushaku me 16773 vota, Imri Ahmeti me 16190, Armend Zemaj me 15449, Marigona Geci me 14030, Fadil Hadërgjonaj me 12897 vota, Besian Mustafa me 11532, Shkëmb Manaj me 11465, Gazmend Muhaxheri me 11255 vota, Serbez Muçaj me 11255, Sokol Haliti 11159, Krenar Xhaferi me 10948, Arben Gashi me 10626, Paris Guri me 10317…
Sipas këtyre votave, gjenerali Fadil Hadërgjonaj me 12897 vota po shkon drejt Kuvendit për herë të parë. /Ballkani.info/







