EKSKLUZIVE / Dosja e vrasjes së shqiptarëve në Burgun e Dubravës. Për herë të parë publikohen pamjet e trupave të masakruar

Burgu i Dubravës, që u ndërtua në vitet 1986-87, ishte një ndër burgjet më të siguruara në vend. Por në vitin 1999 ky burg u shndërrua në kasaphane për të burgosurit shqiptarë.

Më 19 maj të vitit 1999 në burgun famëkeq të Dubravës, kur serbët mbanin në arrest qindra shqiptarë, kishte fillura mizoria e ushtarëve dhe policëve serbë kundër të burgosurve shqiptarë.

Në këtë masakër afro 1 mijë të burgosur të rreshtuar në oborrin e burgut, u qëlluan mizorisht nga ana e forcave serbe të sigurisë. Ndërmjet datave 18 e 24 maj, në burgun e sigurisë së lartë janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur mbi 300 të tjerë.

Ballkani.info e ka siguruar ekskluzivisht dosjen e përgatitur nga organet e atëhershme të Serbisë për këtë masakër.

Dosja është hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe mban numrin e protokollit 164/98, ndërsa data është 26 maj 1999, vendi Pejë.

Në këtë dokument të siguruar nga Ballkani.info për herë të parë shfaqen pamjet e trupave të shqiptarëve të vrarë në Burgun e Dubravës. Të gjitha fotografitë e trupave të shqiptarëve të masakruar mbajnë vulën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Megjithëse për këtë masakër disa herë është folur për emrat e kriminelëve serbë, deri më tash askush nuk është gjykuar e as dënuar në Serbi. /Ballkani.info/

Në vazhdim mund ta shihni dosjen e plotë të MUP-it serb.

KUJDES! Pamjet janë të rënda.