Ekskluzive: Donis Avdiaj mbërrin në Turqi, nënshkruan me Trabzonsporin

Sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdiaj ka mbërritur në qytetin e Trabzonit për të nënshkruar me skuadrën e njohur turke Trabzonspor, raporton Ballkani.info.

Avdiaj pritet që sot të ketë edhe një takim të fundit me drejtuesit e klubit turk, dhe pastaj të nënshkruajë kontratën dhe t’i bashkohet skuadrës në stërvitje.

Më herët 22 vjeçari është aktivizuar edhe te Schalke 04, Sturm Graz dhe Roda ndërsa sezonin e kaluar e kaloi në Holandë te Willem II, ku arriti të shënojë 8 gola gjatë 19 paraqitjeve.

Avdiaj do të kalojë te Trabzonspori si transferim i lirë. /Ballkani.info/