EKSKLUZIVE: Arkitekti me famë botërore kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës

Arkitekti me famë ndërkombëtare Përparim Rama pritet të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

Burime të sigurta të Ballkani.info bëjnë të ditur se Rama e ka pranuar ofertën e LDK-së që të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e tetorit.

“Ka qenë personalisht kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku që është angazhuar që ta bind zotin Rama që ta pranojë kandidaturën për Prishtinën. Në ndërkohë arkitekti e ka pranuar ofertën dhe shumë shpejt pritet të bëhet publike”, kanë thënë burime brenda LDK-së për Ballkani.info.

Përparim Rama është arkitekt nga Kosova, që ka bërë karrierë profesionale në Londër të Britanisë së Madhe dhe vende tjera botërore.

Rama është arkitekt dhe artist konceptual, i cili i shndërron idetë në hapësira. Arkitekti nga Kosova është dhe themelues i 4M Group me seli në Londër. Ai është përgjegjës për menaxhimin e projekteve dhe për planifikim të zhvillimit. /Ballkani.info/