Ekskluzive: Alma Lamës i shtyhet kthimi deri më 30 qershor 2019

Ambasadores së Kosovës në Itali, Alma Lamës, i është shtyrë afati e kthimit në Kosovë.

Ekzekutimi i dekretit të presidentit Thaçi për tërheqjen Alma Lamës nga pozita e shefes së misionit diplomatik në Romë është shtyrë për shkak të rrethanave të saj familjare, përkatësisht për shkak të mosndërprerjes së shkollimit të fëmijëve të saj, raporton Ballkani.info.

Ky vendim është marrë nga zëvendëskryeministri Pacolli, njëherësh ministër i MPJ-së, pas shqyrtimit të kërkesës së ambasadores Lama.

Kthimi i Alma Lamës në Kosovë do të bëhet pas 30 qershorit 2019, kur edhe përfundon viti shkollor i fëmijëve të saj në Itali. /Ballkani.info/