Burime të afërta me kandidatin e VV për kryetar të Komunës së Junikut Jetmir Tofaj njoftojnë që sot rreth orës 18:00 në zyret e AAK në Junik pritet që të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit në mes të VV dhe AAK për Komunën e Junikut ku balotazhi do të zhvillohet në mes të LDK dhe AAK.
Në rundin e parë të zgjedhjeve kandidati i LDK Ruzhdi Shehu ka marrë rreth 49% ndërsa kandidati i AAK Agron Kuçi ka marrë rreth 39% të votave.
Kandidati i AAK për kryetar të Junikut Agron Kuçi gjatë fushatë zgjedhor në një tubim ndër të tjera kishte deklaruar se Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti me politikat e tij e ka izoluar vendin dhe i ka prishur raportet e Kosovës me SHBA dhe miqtë tjerë ndërkombëtar.
Po ashtu edhe kryetari i AAK Ramush Haradinaj gjatë një prononcimi mediatik me datë 08.10.2025 e kishte quajtur Albin Kurtin “si njeri i Rusisë dhe Serbisë e gjithashtu edhe si i pafytyrë”.







