Ekonomitë e rajonit po përgatiten për anëtarësim në BE

Projekti, me një fond total prej 4.35 milionë euro i kushtohet nxitjes së marrëdhënieve ndërmjet autoriteteve tatimore dhe subjekteve tregtare me qëllim lehtësimin e procedurave doganore, nxitjen e tregtisë dhe uljen e kostove të subjekteve tregtare të vendeve të CEFTA.

Krijimi dhe njohja e ndërsjellë e Programit të Operatorëve Ekonomik të Autorizuar (OEA), si programi i parë i bazuar në marrëdhënie besimi dhe njohje të ndërsjellë sjell njëvlerë të madhe strategjike për ekonomitë e CEFTA-s në përmbushjen e standardeve të BE-së. Projekti, me një fond total prej 4.35 milionë euro i kushtohet nxitjes së marrëdhënieve ndërmjet autoriteteve tatimore dhe subjekteve tregtare, duke inkurajuar në këtë mënyrë kontrolle dhe inspektime doganore më të shpejta, ulje të kostove të operatorëve tregtarë dhe nxitje të tregtisë,  një aspekt kyç i integrimit ekonomik rajonal.

Vlera e këtij projekti qendron në zhvillimin e partneritetin të vazhdueshëm të palëve publike dhe private si dhe eksplorimin e mundësive për të cuar tregtinë rajonale të nivele të reja me qëllim  ndërtimin e ekonomive të shëndetshme të cilat nxisin tregtinë, konkurrencën dhe investimet dhe përgatisin bizneset dhe qytetarët e Rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Integrimi në tregun e BE-së realizohet më parë nëpërmjet Integrimit ekonomik rajonal të vendeve palë të CEFTA-s.

Këto ishin disa nga vlerësimet që u arritën në  konferencën dy ditëore të Operatorëve Ekonomik tëAutorizuar (OEA) mbajtur në Beograd, ku u mblodhën përfaqësues nga Autoritetet Doganore dhe bizneset të cilat operojnë në Ballkanin Perëndimor.

Konferenca me titull “Përmirësimi i programeve OEA në Rajon – Përqafimi i kulturës së të dhënave digjitale për përmirësime të vazhdueshme, transparencë të përmirësuar, partneritet dhe reziliencë më të fortë”, është pjesë e një dialogu të rregullt mbi perspektivën e mëtejshme të Programit të Operatorëve OEA-ve dhe të ndikimit që programi ka në prosperitetin e ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe CEFTA-s.

Gjatë konferencës dyditore, përfaqësues të nivelit të lartë të Doganave nga Rajoni, shoqëri që kanë marrë statusin prestigjioz OEA, si dhe përfaqësues të Shoqatës së themeluar rishtazi në nivel Rajonal për OEA trajtuan  cështje  që lidhen me përmirësimin e bashkëpunimi ndërmjet administratave në Rajon dhe shoqërive me qëllim përmirësimin e kushteve për tregtinë në CEFTA. Pjesëmarrësit u njohën gjithashtu me përvojat e Doganave Evropiane dhe botërore si dhe të shoqatave të OEA-ve (Brazil, Peru, SHBA).

Tanja Bošković, menaxhere e projektit në GIZ, e cilësoi eventin si  të rëndësishëm për të diskutuar rreth sfidave me të cilat mund të përballemi “Këto programe ndihmojnë në përmirësimin e punës dhe në ndikimin e OEA-ve” tha ajo.

Në vijim Bošković theksoi se “Gjithçka kërkon një përfshirje më të madhe të sektorit privat dhe më shumë konsultime me palët e interesuara publike dhe private dhe kjo është një nga arsyet pse jemi bashkë këtu”

Aspirata e vendeve të rajonit për integrim në BE mund të ndihmohet nga Integrimi rajonal i tregtisë, nxitjes së investimeve dhe rritjen ekonomike .

Ambasadorja Gjermane në Serbi, SH.S.Znj. Anke Konrad, e konsideroi nismën si përparimtare “për përmbushjen e kritereve për një treg më të shpejtë dhe të sigurt, bazuar në një rregullim i cili ka për qëllim të krijojë një mjedis të parashikueshëm për bizneset dhe i cili përgatit ekonomitë e vendeve CEFTA për të ecur përpara, drejt anëtarësimit në BE”

Statusi i Operatorëve ekonomik të autorizuar merret nga ana e subjekteve të cilat përmushin standartet më të larta të  sigurisë ne rajonin e ballkanit. Me këtë status subjektet tregtare do të kenë lehtësim  në procedurat doganore me qëllim që të krijohen lidhje më të mira në tregun CEFTA, duke synuar uljen e kostove të biznesit dhe rritjen e konkurrencës ndërmjet këtyre ekonomive. Pas harmonizimit të programeve të palëve me rregullat e BE-së dhe vlerësimit të suksesshëm, shumë shoqëri të rajonit  përfitojnë nga njohja në CEFTA.

Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Doganore të Serbisë, Branko Radujko, tha se në një kohë kur bota përballet me pasiguri të mëdha dhe furnizimi me mallrat më të rëndësishme është i vështirë, është shumë e rëndësishme që procedurat doganore të zhvillohen me shpejtësi dhe në kushte tësigurta. Sipas Radujko “47 kompani operojnë në Serbi me statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar (OEA). Si pjesë e nismës Open Bakan, kemi filluar njohjen e ndërsjellë të certifikatave të OEA-ve dhe jemi të hapur në këtë drejtim ndaj gjithë partnerëve e tjerë”, theksoi z. Radujko.

Vladimir Bajić, Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Doganore të Malit të Zi, theksoi se subjektet tregtare malazeze më së shumti kryejnë aktivitet tregtar me kompani në rajon dhe se aktiviteti i radhës që Mali i Zi synon të ndërmarrë është validimi i OEA-ve në përputhje me Vendimin e Sekretariatit tëCEFTA-s, në mënyrë që zotëruesit e statusit OEA të gëzojnë privilegje në Palët e CEFTA-s.

Genti Gazheli, Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Doganore të Shqipërisë kujtoi se në përparimin e madh që doganat kanë bërë në fushën e OEA-ve, Ekipi i Validimit të CEFTA-s, nën mbikëqyrjen e Drejtorisë së Përgjithshme TAXUD, në përfundim të një mision vlerësimi disaditor në Tiranë, konkludoi se Programi i Doganave Shqiptare për Operatorët Ekonomikë të Autorizuar për sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë (AEOS), ka përmbushur standardet e Protokollit Shtesë 5 CEFTA, duke marrë një opinion pozitiv.

“Është prioriteti ynë që çdo OEA të ketë më pak kontrolle, duke shmangur dorëzimin e dokumentacioneve dhe të verifikimeve të dyfishta pasi janë më shumë se 200 shoqëri që përfitojnë nga statusi i OEA-ve dhe mbulojnë vëllim të konsiderueshëm tregtar në Ballkanin Perëndimor”, theksoi z. Gazheli.

Sllavica Kutirov, Drejtoreshë e Përgjithshme e Adminsitratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, informoi se në dhjetë vitet e fundit ka pasur një përmirësim të madh në shkëmbimin e të dhënave në nivel CEFTA, si dhe në përfshirjen e institucioneve tjera.

Nina Drakiq, anëtare e Bordit të Drejtorëve të Forumit të Dhomës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, tha se “Rritja ekonomike varet nga një kuadër i mirë legjislativ dhe formal, por ndoshta varet edhe më shumë nga procedurat operacionale shoqëruese të cilat duhet të jenë të mire përcaktuara pasi ato duhet të përmbushen për kryerjen e çdo aktiviteti ekonomik.”

Danijela Gaçeviq, përfaqësuese e Sekretariatit të CEFTA-s, theksoi se në agjendën e OEA-ve është janë arritur shumë rezultate. “Pas harmonizimit të programeve të palëve me rregullat e BE-së dhe vlerësimit të suksesshëm, aktualisht shumë shoqëri mund të përfitojnë nga njohja në CEFTA. Konfirmimi nga Komiteti i Përbashkët është ende në pritje, dhe shpresojmë që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të sigurojnë që përfitimet e mundshme të bëhen realitet”, theksoi znj. Gaçeviq.

Tijana Stefanoviq, kryetare e Shoqatës Rajonale të OEA-ve, vlerësoi se programet funksionale të OAE-ve në rajon me përfitime të prekshme ofrojnë një mundësi për zhvillim të konsiderueshëm të tregtisë dhe ekonomive të të gjithë rajonit të CEFTA-s.

Konferenca e Shoqatës Rajonale të OEA-ve u mbështet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), e cila në emër të Bashkimit Evropian (BE) dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) zbaton projektin ” Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal”.