Propozimi

Ekonomisti Zogaj: 10 euro në muaj për fëmijët, retorikë politike – nuk përmirësohet jeta e tyre

Ekonomisti Sefer Zogaj ka hedhur poshtë si retorikë politike idenë e deputetes së AAK-së Donika Kadaj-Bujupi për t’iu dhënë të gjithë fëmijëve nën 16-vjeç shtesa mujore prej 10 eurosh.

Zogaj ka thënë se 10 euro në muaj nuk e përmirësojnë as jetën e fëmjëve e as mirëqënien shoqërore.

Më poshtë lexoni të plotë reagimin e Zogajt:

10 euro në muaj për fëmijët nuk e përmirësojnë as jetën e fëmijëve as mirëqenien shoqërore. Qe pse!

Nëse analizojmë zhvillimin ekonomik të kombëve bashkohore – atëherë shohim veprimet e tyre strategjike < punësimin e orientuar kah sektori privat, uljen e shpenzimeve publike dhe transformimin e platformave ekonomike kah synimet e “barazisë sociale”, në synime për ‘mundësi të barabarta’. 10 euro për një fëmijë nuk ndikojnë as tek kosto e pampersave apo urbaniit për në shkollë, por për buxhtin e Kosovës kushton rreth 70 milionë euro një “politikë sociale” që nuk përmirëson mirëqenie as nuk zhvillon ekonomi – por vetem ngrit shpenzimet publike.

Makrostabiliteti ka rëndësi jetike për një ekonomi kombëtare dhe është ekzistenciale për strategji afatgjate të stabilitetit social/ekonomik. Unë jam pro shtesave për fëmijë( deri në 100 euro), por jo tani, pasiqë të kemi ngritje të GDP-së. GDP nuk vjen përmes shpenzimeve publike, por përmes aftësive të një kombi për të prodhuar produkte dhe shërbime( ligj ekonomik) aftësitë e barabarta që rrjedhimisht janë shkak i aftësive për prodhim të produktëve dhe shërbimeve krijohen duke ju sevuar fëmijëve arsm cilësor, jo mësues të papërgaditur. Shëndetësi esenciale, jo shëndetësi me kosto e “sëmurëse”. 10 euro janë politikë retorike që tenton ta zbeh rëndësinë që ka makrostabiliteti.

Ekonomia e tregut e botëkuptimit liberal po del të jetë formale tek ne. Paradigma marksiste vazhdon të jetë e gjallë brenda logjikës sonë ekonomike edhe pse thuhet që ka vdekur!

Sefer Zogaj