Ekonomisti Beqiri: Shtesat për fëmijë të nevojshme, por shuma 10 euro nuk garanton asgjë

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, propozi rezolutën që fëmijët nga lindja e deri në moshën 16 vjeçare të marrin shtesa mujore prej 10 eurosh.

Kryeministri, Ramush Haradinaj përkrahu këtë ide – në një postim në Facebook tha se fëmijët e Republikës së Kosovës do të marin shtesa mujore.

Ekonomisti i cili është autor i librit, “Ndërmarrjet e vogla dhe të mesne në Kosovë”, Lulzim Beqiri tha për Ballkanin.info se ky vendim është i mirëseardhur, poqë 10 euro nuk janë të mjaftueshme:

“Propozimi për shtesat e fëmijëve  është i mirëseardhur duke pas parasysh situaten ekonomike në vend dhe natalitetin në rëmje, mirëpo mendoj se shuma prej 10 euro është e papranueshme sepse nuk garanton asgjë, duke marrë për bazë situaten sociale në Republikën e Kosovës ku janë rreth 300 mijë qytetarë në asistencë sociale kjo shumë nuk do të duhej të aprovohet hiç, perveq që do jetë barrë për buxhetin e shtetit nuk garanton mirëqenie të përfituesëve”, tha Beqiri.

Megjithatë, Beqiri mendon se kjo rezolutë nuk duhet të ekzekutohet tani për tani, pasiqë Kosova ka probleme tjera më të rëndësishme si arsimi dhe shëndetësia. Sipas tij ide të tilla janë populiste dhe pak të realizueshme:

“Mendoj se nuk është koha që një rezolutë e illë të ekzekutohet, perderisa shendëtsia është ende larg çdo standardi normal, sistemi arsimor në kufinjët e minimales drejt një suksesi të barabartë me vendet e rajonit, pastaj Republika e Kosovës aktualisht ka më shumë prioritete se këto shtesa, janë qindra fëmijë që vdesin në pritje për një operim, pra ky propozim mendoj që është më shumë populist sesa i realizuëshem, në anën tjeter mendoj se shtesat për fëmijë do të duhet të ishin së paku 30 euro në mauj, ne edhe ashtu një pjesë të madhe të buxhetit e orientojmë në penallti apo konteste gjyqësore, andaj një menagjim më i mirë i parasë publike do të rrisë edhe shtesat e fëmijëve”, përfundoi Beqiri.

Nëse kjo rezolutë ekzekutohet atëherë Kosovës do t’i kushtoj 70 milionë euro në vit. /Ballkani.info/