Ekonomia e Kinës rritet 18.3% në rikthimin post-COVID

Ekonomia e Kinës u rrit me një rekord prej 18.3% në tremujorin e parë të vitit 2021 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, njofton BBC.

Është rritja më e madhe në prodhimin e brendshëm bruto (PBB) që kur Kina filloi të mbante shënime tremujore në vitin 1992.

Sidoqoftë, shifrat zyrtare pritet të dalin të premten, me një sondazh të ekspertëve të ekonomisë që parashikojnë rritje prej 19%.

Ndërkohë shifrat zyrtare pritet të shtrembërojnë numrin, pasi krahasohen me tkurrjen e madhe ekonomike të vitit të kaluar.

Në tremujorin e parë të vitit 2020, ekonomia e Kinës u tkurr me 6.8% për shkak të bllokimeve në të gjithë vendin në kulmin e shpërthimit të COVID-19.