Presidenti Thaçi ditë më parë, pas takimit që kishte zhvilluar me ekipin negociator për dialog me Serbinë, kishte thënë se nuk do të ‘përzihej’ në punët e tyre, përveçse do të diskutojnë së bashku rreth çështjeve që prekin interesin e Kosovës.
I pyetur se a do të ishte pjesëmarrës në takimin e ekipit negociator nga Kosova me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederika Mogherinin në Bruksel, Thaçi kishte thënë se pjesë e takimit do të jenë vetëm ekipi negociator, ndërsa ai personalisht do të shkonte për skijim në Brezovicë, transmeton Ballkani.info.
Gjatë ditës së sotme, ekipi negociator i kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, kanë qëndruar në Bruksel për tu takuar me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederika Mogerinin ku ishte folur rreth çështjeve që do të negociohen me Serbinë.
Në anën tjetër, presidenti Thaçi në orët e pasditës, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku ka bërë të ditur se gjendet mes Brezovicës dhe Prevallës. /Ballkani.info/
Postimi i plotë i Thaçit:







