Ekipet mjekësore mbërrijnë në Kuvend për t’i kontrolluar deputetët

Ekipet mjekësore kanë mbërritur në Kuvend dhe janë gati t’i kontrollojnë deputetët para hyrjes në seancë.

Në Kuvend ka arritur edhe kryetarja Vjosa Osmani si dhe disa deputetë.

Në seancën e paralajmëruar për orën 10:00 do të shqyrtohen 9 pika të rendit të ditës, ndër to edhe disa marrëveshje ndërkombëtare të cilat duhet të marrin 2/3 e votave.