Einxhel zbulon profilet e dy zonjave që po e bezdisin në rrjetet sociale

Einxhel Shkira po pret që së shpejti të bëhet nënë për herë të parë.

Moderatorja shqiptare është goxha aktive në rrjetet sociale këtë periudhë duke zbuluar detaje interesante nga pritja e ëmbël dhe raporti me Dagzin.

E teksa kohët e fundit ajo është kthyer në një nga personazhet më të dashur ka nga ata që nuk e lënë “rehat” me komente negative.

Einxhel njihet që reagon dhe shpeshëherë kthen komente por kësaj radhe ka vendosur të tregohet edhe më e ashpër.

Së fundmi ajo ka publikuar një “story” në “Instagram”, ku ka nxjerrë profilet e dy zonjave, që me sa duket e kanë bezdisur me komentet e tyre.

“I bëj thirrje fëmijëve dhe të afërmve: Kush i ka lëshuar këto të dyja të vijë t’i mbledhi te profili im”- shkruan Einxhel krahas fotos me dy profilet e zonjave.