Einxhel Shkira shfaqet me kostum të ngjashëm si të Dua Lipës për Halloween

Festa e Halloweenit ka bërë njerëzit nga e gjitha bota që të transformohen në personazhe të ndryshëm, e të frymëzohen për ndonjë paraqitje të tyre.

Kësaj nuk i ka shpëtuar as prezantuesja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira.

Moderatorja ka përzgjedhur një kostum të artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipës, me të cilin u shfaq në një nga koncertet gjatë turneut “Future Nostalgia”.

Foto: Screenshot/Instagram

Bëhet fjalë për një rozë, e që po ashtu ishte kombinuar me doreza të ngjashme.

“Duhej të dukesha si Dua Lipa në turne, por më shumë dukem si ‘Dua Lipa në shtatzëni’”, ka thënë Shkira.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja ditë më parë kë bërë një live, ku ka folur gjerë e gjatë për eksperiencën në Big Brother VIP.

Ajo dhe partneri i saj, DJ Dagz do të bëhen prindër për herë të parë së shpejti, të një djali.