Einxhel Shkira duket e mahnitshme teksa pozon në bikini me barkun e rrumbullakosur

Gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë Einxhel po vazhdon të sjell postime ku ajo shihet me barkun e rrumbullakosur.

Kështu ka vepruar edhe gjatë ditës së sotme derisa moderatorja shqiptare ndau me fansat e saj në Instagram foto të reja nga pushimet e fundit me Dagz.

Einxhel shihet e veshur në bikini shumëngjyrëshe dhe kapele të ngjashme bashkë me syze dielli të tejdukshme teksa pozonte pranë një pishine.

“Më vjen keq që jam ankuar për këto foto”, ka shkruar Einxhel në mbishkrimin e postimit ku ka etiketuar Dj kosovar.