Einxhel Shkira dhe DJ Dagz planifikojnë të bëjnë edhe dasmë

Moderatorja e njohur shqiptare, Einxhel Shkira, është në pritje të ëmbël të një djali.

Ajo dhe partneri i saj, DJ Dagz, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

E ndonëse ka aludime të shumta rreth dasmës së tyre, prezantuesja tashmë ka dhënë një përgjigje.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo thekson se do të bëjnë një super dasmë, por që nuk dihet se kur do të organizohet.

“Se di kush ju gënjen juve. Por jo, dasmë…po super dasmë do ketë”, u shpreh ajo.

Çifti nisën lidhjen e tyre brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ata kanë vazhduar romancën edhe pas përfundimit të spektaklit, ndonëse vazhdojnë të jenë një nga çiftet e preferuara të publikut.