Einxhel dhe Dagz zbulojnë kuptimin e emrit të djalit, Trev: Është bashkimi në një ‘Kosovë-Shqipëri’

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz kanë dhënë intervistën e tyre të parë së bashku në emisionin “Zemër Luana”. Ata kanë folur për jetën e tyre personale, ndonëse muaj më parë u bënë prindër për herë të parë.

Çifti, të cilët nisën lidhjen brenda Big Brother VIP Albania, në dhjetor mirëpritën një djalë të quajtur, Trev.

Ata kanë treguar se çfarë do të thotë emri, Trev dhe se cili është kuptimi i tij.

“Trev është copa jonë, është bashkimi në një Kosovë-Shqipëri”, ka shpjeguar çifti, duke nënkuptuar se emri do të thotë që përmbledh pikërisht trevat shqiptare.

Të njëjtit ndërkohë filluan lidhjen brenda BBVA, edhe pse nuk është se kanë bërë ndonjë ceremoni jashtë pas përfundimit të spektaklit.

Veç tyre, në Big Brother u krijuan edhe çifte të tjera që po vazhdojnë romancën edhe në ditët e sotme.