Einxhel dhe Dagz po bëhen prindër për herë të parë, vëmendje merr komenti i Dj PM

Sonte, Einxhel ka konfirmuar shtatzëninë e saj duke publikuar një video bashkë me Dj Dagz, ku shihej barku i saj i fryrë.

Ata prej kohësh ishin në qendër të vëmendjes pikërisht për këtë gjë, shkruan lajmi.net.

Në videon që postoi Einxhel vëmendje mori komenti i Dj Pm-it, mikut dhe bashkëpuntorit më të mirë të Dagzit që ndryshe e konsiderojnë njëri-tjetrin edhe si vëllezër.

“Eyyy Eyyy po bona axhi Pm tash, urime, urime”, ka shkruar Pajtimi.

Komenti i tij për pak minuta arriti qindra pëlqime nga ndjekësit e Einxhel