Einxhel dhe Dagz fejohen?! Çifti zyrtarizon lidhjen dhe niset për ‘muaj mjalti’

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz çojnë marrëdhënien e tyre një hap më tej. Bëhet me dije se dy të rinjtë tashmë janë zyrtarisht të fejuar. Si tradita e do, ata janë takuar së bashku me familjarët e tyre në Tiranë, duke shpallur kështu fejesën.

Sinjalet e para për këtë fejesë i dha vetë moderatorja. Einxhel publikoi në “Instastory” foton e një unaze që Dagz, emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gumnishtja, i ka dhuruar. Përtej faktit që është unazë, shenja më domethënëse që personifikon fejesën dhe martesën, çifti ka treguar se janë të gatshëm të hedhin hapa të shpejtë dhe seriozë në lidhjen e tyre (madje kanë folur edhe për fëmijët).

“Në çdo rrahje të zemrës sime”, shkroi Einxhel krah fotos, një dedikim shumë romantik.

Megjithatë, kishte edhe argument ‘kundër”?

Nuk është unazë fejese. Ose thënë më qartë nuk është si unazat e zakonshme e tradicionale të fejesave, që janë rreth ose rreth shoqëruar me një gur. Unaza në fjalë shihet se në vend të rrethit është në formën e rrahjeve të zemrës dhe në vend të gurit ka simbolin që përdoret për të mbajtur larg syrin e keq.

Por, në fakt, unaza nuk ka qenë simboli i ceremonisë, por një dhuratë simbolike për partneren e tij. ‘Sinjalet’ e para për zyrtarizimin e lidhjes i bëri pikërisht Fjoralba Ponari. Einxhel Shkira dhe Fjoralba Ponari ruajnë një raport shumë të ngushtë miqësor. Madje, moderatorja ka treguar shpesh mbështetje për shoqen e saj të ngushtë, Einxhel Shkirën, në rrugëtimin e saj në BBV dhe e ka suportuar gjithashtu lidhjen me Dj Dagz.

Ditë më parë, Fjoralba ka postuar një video të 2019 në “Instastory” teksa vajzat duket se ndodhen në studion e programit ‘E DIELL’ dhe shikohet që ajo hedh lulet, ndërsa Einxhel hidhet për t’i kapur.