Ehat Miftaraj: Një shtet normal s’e duron një ambasador si Martin Berishaj

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka shkruar në profilin e tij rreth dokumentarit dhe debatit të ndodhur ditën e enjte në Rtv Slovenija për aferën disa milionëshe që dyshohet të jetë i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ai ka thënë se ambasadori kosovar nuk ka dalë në këtë dokumentar për ndonjë vepër fisnike.

Miftaraj është shprehur se një shtet normal nuk e duron një ambasador si Berishaj.

“Ambasadori Berishaj kryelajm në televizionin publik në Slloveni, sigurisht jo për ndonjë vepër fisnike ose që promovon ndonjë interes për Republikën e Kosovës. Edhe sikur i njëjti të jetë i pastër si loti në aspektin penal dhe krejt çka ka dal në publik të jetë trillim, një Qeveri që promovon luftë kundër korrupsionit, qeverisje me integritet, me duar të pastra, i njëjti nuk do të duhej as edhe një ditë më shumë të ishte ambasador. Një shtet normal nuk duron raste të tilla në pozita të ambasadorit”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.