Ehat Miftaraj nga IKD: Pas kërkesës së Avokatit të Popullit, pagat e dhjetorit mund të mos dalin me ngritje

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka mbështetur veprimin e institucionit të Avokatit të Popullit për të pezulluar Ligjin e pagave.

Miftaraj në RTV Dukagjini ka thënë se Avokati i Popullit nuk ka pasur rrugë tjetër pos ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin e pagave.

Ai thotë se në këtë Ligj ka pasur diskriminim të kategorive të caktuara pasi shton se disa zyrtarëve publik u është ngritur paga ndërsa të tjerëve u është zvogëluar.

“Në kategorinë e të shkelurve janë edhe zyrtarët e Administratës tatimorë të Kosovës, ku qeveria ka bërë një gabim të madh”.

Miftaraj ka thënë se do të presim se çfarë vendimi do të merr Kushtetuesja, por sipas tij kërkesë e Avokatit të Popullit është edhe pezullimi i zbatimit të Ligjit të ri të pagave për muajin dhjetor.

“Prandaj ka gjasa që pagat e dhjetorit të mos dalin me ngritje por më Ligjin e vjetër të pagave”.

Ndryshe Avokati i Popullit ka njoftuar se ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pagat në Sektorin Publik për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.