Egjipt, gjendet varri 4 mijë vjeçar i Faraonit
Në provincën El-Uksur të Egjiptit është gjetur varri 4.000 vjeçar i një faraoni.
Në njoftimin nga Ministria e Antikiteteve, thuhet se në anën perëndimore të Lumit Nil është gjetur varr 4.000 vjeçar i një faraoni.
Theksohet se varri është i klerikut Thaw Rakht If përgjegjës për mumifikim në tempullin e Mut, bashkëshortes së Amonit.
Në muret e varrit ishin të shkruara disa emra nga familja, ndërsa brenda saj janë gjendur 2 arkivolë dhe 2 skulpturë druri.
Në njoftim gjithashtu është bërë e ditur se në zbulimin arkeologjik është gjetur edhe një mumie e quajtur “Huri”, që ka qenë në detyrë si zëvendës i Tempullit Amon.