Efi

Efi zbulon se nuk ka më miqësi me Luizin dhe Kiarën: Nuk dua të flas më për këtë pjesë

Efi Dhedhes ka qenë një prej emrave më të komentuar në media rozë muajve të fundit.

Pjesëmarrja në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania e ktheu në një pres personazheve më të dashura dhe më të përfolura.

Marrëdhënia që ndërtoi brenda shtëpisë së famshme të BBVA me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon po vazhdon të ketë fokus dhe për këtë ka folur vet Efi në një intervistë për “Shqipëria Live”.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo sqaroi edhe një herë tjetër se nuk ka ndonjë raport me çiftin dhe as nuk dëshiron më të flas më për gjërat që kanë ndodhur në BBVA.

“U lodha shumë nga gjërat që përfliteshin. Pashë disa reagime të pakëndshme nga pala tjetër. Dhe mua kur nuk më respektojnë, nuk i respektoj. Nuk dua të flas më për këtë pjesë se njerëzit do mendojnë se dua që të marr vëmendje, por nuk është e vërtetë. Nuk dua të flas më për Bigun se i kemi konsumuar të gjitha, dua të flas për gjëra të reja”, tha Efi.

Foto: Kiara Tito/Instagram

“Me Kiarën nuk kam asnjë marrëdhënie dhe nuk kam asnjë lloj inati. I uroj shumë suksese, më bëhet qejfi për çdo gjë që ajo po arrin, por nuk kemi asnjë kontakt”, u shpreh tutje ish-konkurrentja e “Përputhen”.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Efi la të kuptohej se mes saj dhe Luizit nuk ka mbetur më miqësia që ndërtuan gjatë kohës sa ishin banorë të BBVA duke e hequr artistin shkodran nga lista e personave që ajo ndjek në Instagram.