VIDEO

Efi ka refuzuar të luajë në filmin “Në kuadër të dashurisë” me Oltën e Luizin

Efin do të kishim mundësi ta shihnim edhe në filmin “Në kuadër të dashuri” të luajë krah Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit, por ajo ka refuzuar.

Bukuroshja ishte e ftuar dje (e hënë) në “Shqipëria live”, ku edhe tregoi se ajo e kishte marrë ftesën për të qenë pjesë e filmit.

Ish-banorja e BBV 2, nuk ishte e kënaqur me rolin që iu dha, kështu që ajo nuk ka pranuar për shkak se roli i saj në film me sa duket nuk ishte aq i rëndësishëm.

“Më erdhi një propozim, por absolutisht nuk e pranova sepse ishte një rol shumë i vogël”, tha Efi.

Më tutje ajo u pyet nëse do të pranonte po t’i kishin ofruar një rol kryesor, Efi u pergjigj se do të kishte pranuar patjetër, edhe pse në film luanin Olta e Luizi me të cilët ajo nuk ka marrëdhënie dhe aq të mira që nga Big Brother Vip Albania 2.

“Puna është punë”, shtoi Efi, duke u shprehur se nuk do t’i interesonte me kë po luante në film, përderisa do të ishte çështje pune.