Efekti i borës, ja sa është ndotja e ajrit sot në Prishtinë

Pas reshjeve të borës gjatë ditës së sotme, ndotja e ajrit ka shënuar rënie.

Në matjet aktuale të Ambasadës Amerikanë në Kosovë, shihet se ndotja e ajrit ka rënë në 74 PPM, që paraqet ndotje mesatare dhe jo të rrezikshme, transmeton Ballkani.info.

Gjendja e ndotjes së ajrit ishte alarmante ditë më parë.

Ballkani.info kishte raportuar një javë më parë për gjendjen e ajrit, ku sipas matjes nga Ambasada Amerikane, ndotja e ajrit kishte shënuar 351 PPM.

Se përmirësimi i ajrit është bërë për shkak të reshjeve të fundit të borës e konfirmon për Ballkani.info edhe drejtori i Shëndetit Publik të Kosovës Naser Ramadani. /Ballkani.info