Edhe pse një sasi e madhe e ujit në lumin Zambezi zakonisht zvogëlohet gjatë muajve të verës, ekspertët kanë paralajmëruar se këtë vit ka ardhur deri te rënia e paparë e nivelit të ujit.
Afrika e Jugut është goditur nga efektet më të këqija të ngrohjes globale. Çezmat e shtëpive prej kohësh kanë mbetur pa ujë, kurse mbi 45 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente për shkak të mungesës së ushqimit nga thatësia e madhe që ka goditur këtë vend.
Zimbabveja dhe Zambia janë goditur rëndë nga reduktimet e rrymës, pasi prodhimi i saj varet ekskluzivisht nga hidrocentralet Karriba që gjenden në lumin Zambezi më saktësisht në ujëvarat Victoria.
