Shkruan: Arbis Foniqi

Janë disa faktore që e percaktojnë Pjesëmarrjen e Fuqisë Punëtore në një vend. Këto janë: Madhësia e popullatës dhe pjesa e popullatës që vendos të jetë pjesë e fuqisë punëtore. Përderisa fuiqa punëtore përfshinë vetëm ata të cilët punojnë dhe të papunësuarit (që janë duke kërkuar punë), duhet të kemi parasyshë se vetëm personat prej 18 deri 65 vjecar që janë në gjendje të punojnë janë pjesë e fuqisë punëtore. Liberalizimi i vizave padyshim se do të ndikoj në Pjesëmarrjen në Fuqi Punëtore në Kosovë sepse të papunësuarit (që janë duke kërkuar punë) me shumë gjasë do të migrojnë në vende tjera për të gjetur vende pune atje.

Pjesëmarrja në Fuqi Punëtore do të bie por është më vështirë të dijmë nëse Shkalla e Pjesëmarrjes në Fuqi Punëtore në krahasim me popullatën në tërësi do të ketë ngritje apo ulje. Më shumë ka gjasa të zvogëlohet për shkak se migruesit do të sjellin ndihma financiare për familjarët e tyre këtu, dhe meqenëse këta familjarë do të kenë të ardhura të shtuara pa pasur nevojë të punojnë, disa prej tyre që janë duke punuar ose duke kërkuar punë do të vendosin të mos punojnë fare. Por, në anën tjetër, përderisa kërkesa për punë zvoglohet, rrogat do të rriten nën kushte normale dhe vende më të mira pune do të jenë të hapura kështuqë edhe disa individë që nuk ishin duke kërkuar punë më herët do të vendosin të bëhen pjesë e fuqisë punëtore. Pra, është e vështirë të kalkulohet Shkalla e Pjesëmarrjes në Fuqinë Punëtore si pjesë e popullatës në tërësi.

Është më e mundshme për Kosovarët që të migrojnë në Gjermani ose Zvicër për shkak se këto vende ofrojnë standarde më të larta jetesë në Evropë. Kategoritë si: Doktorët, arkitektët, elektricistët dhe punëtorët e ndërtimtarisë me shumë mundësi do të ndikohen më së shumti. Do të ketë pakicë në kërkesat për punë në këto kategori që do të thotë se rrogat në këto kategori do të rriten dhe disa firma që operojnë në këta sektorë mund të mos jenë në gjendje që të përballojnë shpenzimet e reja të pagave.

Liberalizimi i vizave poashtu do të ketë efekte pozitive në ekonominë tonë sepse do të ketë më shumë mundësi për qytetarët Kosovarë që të ndjekin kurse trajnuese dhe aktivitete tjera edukative jashtë vendit tonë. Me eksperiencën e tyre të re, produktiviteti do të rritet dhe ekonomia në Kosovë do të zgjerohet. Gjithashtu pasi që Kosova është e përkushtuar që të jetë në hap me trendet e fundit të zhvillimit ekonomik nëpërmjet inovacionit dhe digjitalizimit, liberalizimi i vizave do të ofronte kushte më të lehta, administrative, ligjore dhe financiare. Një tjetër efekt pozitiv i liberalizimit të vizave është se do të inkurajonte qytetarët kosovarë që të investonin jashtë Kosovës.

Për të përcaktuar se cila nga efektet do të jetë më dominuese, pozitive apo negative, nga liberalizimi i vizave për Kosovën është e vështirë tani për tani për arsye se ne ende nuk e dijmë se si tamam do të veprojnë vendet e tjera ndaj migrantëve tanë.