Babai kur pranoi se shkatërroi koleksionin tha: “Do të kisha bërë të njëjtën gjë njejtë sikur të kisha gjetur një kilogram kokainë”.

Njeriu, i cili po identifikohet vetëm si “Charlie”, thotë se sasia e pornografisë ka një vlerë prej 28,940.72 dollarë sipas WXMI TV dhe përfshin më shumë se 400 kaseta VHS, më shumë se 1,600 DVD, 160 CD plus dhe 70 lodra seksi, sipas Detroit Free Press.

Charlie kërkon një total prej $86,822.16, që përfshin vlerën e videove të humbura dhe shumën që do të kushtonte për t’i zëvendësuar ato.

Situata erdhi deri këtu kur Charlie ngriti një padi kundër prindërve të tij. Sipas dokumenteve të gjykatës, ai u shpërngul në shtëpinë e prindërve të tij në Grand Haven të Miçiganit, në tetor të vitit 2016.

Megjithëse Charlie qëndroi me prindërit për rreth 10 muaj, ai u kërkua të largohej në gusht të vitit 2017, pas kësaj ngjarje.

Një muaj pas dorëzimit të raportit të policisë, Charlie dërgoi një email tek babai i tij duke shpjeguar situatën e tij.

“Nëse keni pasur një problem me sendet e mia, ju duhet të më kishit thënë se në atë kohë dhe unë do duhej të shkoja diku tjetër. Në vend të kësaj, ju vendosni të qëndroni të qetë dhe të silleni me hakmarrje” tha ai.

Sipas padisë, babai i tij u përgjigj duke thënë se po i bënte djalit të tij një nder.

“Besoni apo jo, arsyeja pse unë shkatërrova pornografinë tuaj ishte për shëndetin tuaj mendor dhe emocional”, tha ai. “Do të kisha bërë të njëjtën gjë edhe po të kisha gjetur një kilogram kokainë. Një ditë, shpresoj se do ta kuptosh.”