Edukimi i mirë sjell produktivitet dhe paga më të mira

Shkruan: Lirza Dollomaja

Si fillim, të gjithë e dimë se edukimi ne vecanti është një aspekt kritik dhe thelbësor I jetës, sidomos në shtetet me ekonomi të zhvilluar. Edukimi mund të konsiderohet si një investim. Zakonisht janë studentat ata të cilët kërkojnë vazhdimisht karriera më të mira dhe të suksesshme si dhe paga të larta sepse për ta arsyeja kryesore për të ndjekur studimet e lara është gjetja e një pune.

Ata sugjerojnë që një sasi e konsiderueshme e vëmendjes t’i kushtohet raportit të pagës së kostos, si dhe produktivitetit të punëdhënësve me arsim të ulët, veçanërisht atyre që janë të rinj. Përveç kësaj, vëmendja duhet t’i kushtohet shumicës së politikave që favorizojnë barazinë gjinore në punë dhe veçanërisht lidhur me përparimin në karrierë.

E para, duke marrë parasysh se teknologjia ka evoluar së bashku me globalizimin dhe tregun, pritet që i gjithë ky zhvillim të dobësojë fuqinë punëtore të të punësuarëve me aftësi të ulëta pune dhe në vecanti punonjësit pa diplomë univrsiteti. Prandaj, personat me shkollim më të mirë pritet të jenë më produktiv se ata me nivel arsimor më të ulët. Përgjatë viteve studime numerike kanë provuar se rrogat dhe fitimet e individëve me shkollim më të mirë janë rritur kurse ato të atyre me një shkollim më të ulët janë ulur ose kanë rënë, prandaj kjo ka pasur si pasojë papunësinë e lartë. Me këtë fakt ne kuptojmë se një qellim madhor i ekonomisë globale është të rrisë nivelin e aftësive duke filluar te të rinjtë, gjë që do të sjellë prosperitet dhe zhvillim më të shpejtë.

Gjithashtu një rritje në nivelin e edukimit të popullatës do të sjellë përfitime të punësimit sepse do të rrisë të ardhurat, vullnetin e tyre për të punuar më shumë dhe shance më të mira të punësimit të tyre. Pra i gjithë sistemi edukativ duhet të përqëndrohet në atë cka prodhon dhe nxjerr në fund, jo në atë çka hyn.

Të rrisësh nivelin e edukimit dhe kërkesat gjatë punësimit për një edukim të lartë do të jetë efektive edhe në rritjen dhe zgjerimin e mobilitetit, sigurisë ekonomike që krijohet dhe do ulet varfëria. Kur ne përballemi me një nivel të ulët edukimi, kjo sjell rritje të papunësise dhe produktivitet të ulët për shkak të aftësive të ulëta qe vijnë nga arsimimi jo i duhur i punonjësve.

Po ashtu tregu nuk do të sigurojë paga të larta. Në sektorin publik ku të rinjtë do të punonjë, rrogat do të jenë tepër të ulëta për shkak të nivelit të ulët të edukimit dhe trajnimit. Me dobësimin e buxhetit familjar, prindërit nuk do t’i dërgojnë më fëmijët në shkollë dhe kjo mund të vazhdojë me breza të tërë.

Aktualisht po ta marrim si shembull, në Republikën e Shqipërisë po hasen trazira në reformat arsimore pasi taksat për universitete janë relativisht të larta dhe të gjithë studentët së bashku po vihen kundra pasi ata e dinë mirë se pa një arsimim të duhur nuk ka të ardhme.