Edukatorja e një çerdheje në Prishtinë dyshohet se është infektuar me koronavirus

Një edukatore e një prej kopshteve të mbyllura në Komunën e Prishtinës është testuar për koornavirus. Rezultatet për të priten të dalin gjatë ditës së sotme.

Rastin për Gazetës Sinjali e kanë konfirmuar nga Komuna e Prishtinës. Gjatë ditës së nesërme pritet të bëhet testimi edhe i disa edukatoreve të tjera të këtyre tri kopshteve.