Edona Reshitaj publikon këngën “Më shumë se e bukur” dedikuar femrave

Aktorja dhe këngëtarja shqiptare, Edona Reshitaj është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Kënga mban titullin “Më shumë se e bukur je” ndërsa përcjell një mesazh të veçantë për vajzat dhe gratë.

Edona e ka përshkuar projektin e ri përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale duke thënë se ideja për të i ka lindur para pandemisë COVID-19.

Ndërsa, teksti dhe melodia për të janë finalizuar në valën e parë të pandemisë, për të vazhduar më pas realizimin në studio.

Producent të projektit janë Visar dhe Tomor Kuçi bashkë me Edonën të cilët kanë bërë edhe aranzhmanin.

Inqizimi, miksimi dhe masterizimi gjithashtu nga Tomor Kuci.

Ndërkohë, realizmi i klipi iu besua Arton Humollit dhe “A&G Production”. /Telegrafi/