Edona Llalloshi zbulon një pjesë të këngës së re

Edona Llalloshi ka paralajmëruar një këngë të re, të cilën do ta publikojë nesër (e shtunë).

Titulli i kësaj kënge është “Pa ty”, ndërsa për tekstin dhe muzikën është përkujdesur Arsim Bunjaku, orkestrimin e ka bërë Florent Boshnjaku.

Kënga e re e Edonës do të shoqërohet edhe me videoklip, i cili u punua nga “EMF Creative”, kurse një pjesë të kësaj kënge ajo e zbuloi në videon që e postoi në Instagram.

Më poshtë mund të dëgjoni disa sekuenca nga kënga “Pa ty” e Edona Llalloshit.