Edona Llalloshi është duke punuar për finalizimin e projektit të ri.
Edona Llalloshi është një nga këngëtaret më të pëlqyera në estradë, këngëtarja pas gati një viti është duke sjellë diçka të re, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka shfrytëzuar profilin e saj në Instagram për të ndarë me fansat e saj disa pamje nga punimet e video-projektit të ri.
Edona nuk ka bërë të ditur datën e publikimit apo titullin e këngës, ndonëse kuptojmë se për klip është përkujdesur produksioni ‘EMFcreative’.








