Hashtags

Edona James vazhdon të thyejë rekorde në TikTok

Emri i Edona James po vazhdon të thyejë rekorde në rrjetin social TikTok.

Nga fillimi i nëntorit sa kishte 200 milionë hashtags ajo tashmë ka kaluar mbi 500 milionë.

Nga dita e parë kur Edona është futur në shtëpinë më të famshme në vend, zëri i saj, batutat dhe diskutimet e saj janë bërë virale në TikTok.

Ato po përdoren nga njerëz të shumtë, video të të cilëve kanë kapur mijëra shikime në TikTok.

Poashtu, Edona James e cila padyshim se nuk është në dijeni të kësaj, po pëlqehet nga njerëzit të cilët shpesh lënë komente pozitive për të.

Ajo gjithashtu është zgjedhur disa herë edhe si e preferuara e publikut /Prive.al