Foto

Edona James publikon fotografi e përqafuar me Hamëz Jasharin e ri

Edona James, e cila arriti të bëjë përshtypje deri në finale në edicionin e dytë të Big Brother Vip Kosova, vazhdon të jetë nën dritën e vëmendjes nga dashamirësit e saj.

Që nga mbyllja e spektaklit të madh, ajo nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit e saj pjesë nga jeta e saj e re jashtë mureve të shtëpisë së Big Brother.

Edona ka qenë aktive në rrjetet sociale, ku ka postuar një varg imazhesh dhe video që tregojnë se si po e shijon jetën pas përfundimit të spektaklit.

Në një ndër postimet e saj të fundit, Edona ka ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi që e gjen në një ambient klubesh, duke u përqafuar ngrohtësisht me Hamëz Jasharin, të birin e Bekim Jasharit.

Foto: Edona James/InstaStory

Ky moment i ndarë ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ka shpërndarë një valë komentesh dhe reagimesh në rrjetet sociale.

Edona ka rezultuar e katërta në finalen e madhe të premten, pasuar nga Shqipe Hysenaj në vend të tretë, Blerando në vendin e dytë dhe Lumbardh Salihu – i cili u shpall fitues i BBVK 2. /Telegrafi/

Edona James (Foto: Edona James/Instagram)