Reflektimi

Edona James: Ja si e dua tani mashkullin tim

Ish-konkurentja e BBVIP Kosova, Edona James ka qenë një nga personazhet më të spikatura të këtij formati. Ajo njihet për humorin e saj të natyrshëm dhe çiltërsinë.

E ftuar ne emisionin “Robi plaket kur don vet” , Edona ka treguar më shumë rreth jetës së saj private.
“Kam qenë e martuar për nëntë vjet, por u divorcova para tri vjete nga ai. Dhe po e shijoj jetën ‘single’ nuk më mungon aspak”, u përgjigj Edona kur u pyet nëse e kishte marrë malli për të pasur një partner në krah.

Transgjinorja, e cila rezultoi e katërta në finalen e BBVK 2, gjithashtu foli për lidhjet e saj të kaluara përfshirë edhe me një futbollist të njohur.

“Unë nuk kam dëshirë të jem më në lidhje me një person të njohur. Një herë kam qenë në lidhje me një person të njohur, një futbollist, siç e dini të gjithë. Për mu nuk ka rëndësi se a është i famshëm me rëndësi se çfarë zemre ka”, theksoi mes tjerash James.