Edona dhe Miloti zbulojnë ditën e publikimit të këngës së tyre ‘Nuk harrohet’

Edona dhe Milot Llalloshi po vijnë shumë shpejt

Nesër vjen kënga e paralajmëruar nga këngëtarët Edona dhe Milot Llalloshi.

Dyshja janë bërë përsëri bashkë për të sjellë një këngë me titullin ‘Nuk harrohet’, shkruan Gazeta Express.

Kënga duket të jetë një baladë e radhës, ndërsa artistët që janë edhe vëlla e motër, janë të njohur për balada të bukura që sjellin bashkë.

Kënga ‘Nuk harrohet’ do të publikohet nesër me videoklip, në orën 18:00 ekskluzivisht në Premier Songs.