Edmond Behrami sjell këngën e re “Pse”

Këngëtari i ri nga Mitrovica, Edmond Behrami, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Pse” mban titullin kënga e tij e re, e cila është produkt i VoltMedia.

Muzikën dhe tekstin i ka shkruar vet këngëtari, gjersa projekti është vizualizuar edhe me klip.

Edmondi përndryshe është i njohur për publikun si një nga pjesëmarrësit në spektaklin e talenteve “The Voice of Albania 3”.

Ai e ka vërtetuar që di të këndojë shumë mirë ‘live’, ndërsa është përkushtuar në punën për publikimin e projekteve të reja muzikore.