Yuval Noah Harari

Editorial: Bota pas koronavirusit

Nga: Yuval Noah Harari

Stuhia do të kalojë,por zgjedhjet që bëjmë tani mund të ndryshojnë jetën tonë për vite me radhë Njerëzimi është duke u përballur me një krizë globale,dhe vendimet që njerëzit e qeveritë do të marrin në javët në vijim do t’i japin formë botës tonë për vite me radhë.

Ato do t’i japin formë jo vetëm sistemeve shëndetësore por dhe ekonomisë, politikës e kulturës.

Duhet të veprojmë shpejt e me vendosmëri. Duhet të marrim parasysh pasojat afatgjata të veprimeve tona. Duke zgjedhur mes alternativave, ne duhet të pyesim veten jo vetëm si të kalojmë kërcënimin e afërt por dhe se ne çfarë lloj bote do të banojmë kur stuhia të ketë kaluar.

Po, stuhia do të kalojë dhe shumica jonë do të mbijetojë, por do të banojmë një botë tjetër.

Shumë masa afatshkurtra të emergjencës do të bëhen pjesë e jetës së zakonshme. Kjo është natyra e emergjencave, ato përshpejtojnë proceset historike.

Vendimet që në kohë të zakonshme do të kërkonin vite për t’u marrë, jepen në çështje orësh. Teknologji te reja e të paprovuara hyjnë në shërbim, pasi rreziku i mosveprimit është akoma më i madh.

Kombe të tëra po shërbejnë si kavje për eksperimente sociale të shkallës së gjerë. Çfarë ndodh kur të gjithë punojnë nga shtëpia dhe komunikojnë në distancë? Kur shkollat e universitete janë të gjitha online? Në kohëra të zakonshme qeveritë e bizneset nuk do të pranonin eksperimente të tilla, por këto nuk janë kohë normale.

Në kohë krize përballemi me dy zgjedhje të rëndësishme. E para është ajo mes mbikëqyrjes totalitare dhe fuqizimit të qytetarit. Ndërsa e dyta është ajo mes izolimit nacionalist  dhe solidaritetit global.

Mbikqyrje nën lëkurë

Për ndalimin e epidemisë popullata të tëra duhet të zbatojnë udhëzime të caktuara. Për të arritur këtë ka dy mënyra. Njëra është që qeveria të monitorojë njerëzit dhe të dënojë ata që shkelin rregullat.

Sot për herë të parë në historinë e njerëzimit teknologjia bën të mundur monitorimin e kujtdo. 50 vjet më parë KGB nuk ndiqte dot 240milionë qytetarë sovjetikë dhe as mund të procesonte informaiconet e mbledhura për ta.

KGB e kryente këtë me agjentë e analistë njerëzorë, ndërsa sot qeveritë mbështeten në sensorët e kudondodhur dhe algoritmet e fuqishme, në vend të spiunëve prej mishi e gjaku.

Në betejën e tyre kundër koronavirusit qeveritë kanë dislokuar mjete të reja mbikëqyrjeje. Kina për shembull monitoron celularët e njerëzve dhe përdor miliona kamera të njohjes së fytyrës, duke i kërkuar njerëzve të masin temperaturën e të raportojnë gjendjen shëndetësore. Kështu ato jo vetëm identifikojnë shpejt mbartësit e dyshuar të koronavirusitpor dhe ata me të cilët kanë qenë në kontakt. Një varg aplikacionesh celulare paralajmëron njerëzit për afërsi të mundshme me pacientë të infektuar.

Fotografia

Imazhet që shoqërojnë këtë artikull janë marrë nga kamera mbi rrugët e zbrazura nëItali, të punuara nga Graziano Panfili, një fotograf italian që po jeton në karantinë.

Kjo teknologji është e përhapur dhe në Azi. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kohët e fundit ka autorizuar organet e inteligjencës të krijojnë teknologji në shërbim të luftës kundër koroanvirusit, që në kohë normale do të përdoreshin vetëm kundër terroristëve. Kur komiteti përkatës parlamentar refuzoi autorizimin e masës, Netanyahu e kaloi me “dekret emergjence”.

Dikush mund të thotë se kjo nuk është diçka e re, dhe se është përdorur nga qeveritë e korporatat për gjurmimin apo manipulimin e njerëzve. Por megjithatë nëse nuk jemi të kujdesshëm epidemia mund të shënojë një moment të rëndëishëm përçarjeje, sa i përket mjeteve të mbikqyrjes dhe përdoriit të tyre.

Kjo jo vetëm sepse mund të sjellë normalizimin e përdorimit të kontrolleve masive nëvende që deri taniikshiin refuzuar, por do rë realizonte dhe kalimin dramatik nga mbikqyrja  “sipër lëkurës” në atë “nën lëkurë”.

Nga sot e tutje kur gishti yt prek celularin dhe realizon një klikim,qeveria e di saktësisht se çfarë ke klikuar. Por në kontekstin e koronavirusit, ka një ndryshim fokusi; tashmë qeveria kërkon të dijë temperaturën e gishtit tënd madje dhe presionin e gjakut.

Pudingu i emergjencës

Një nga problemet me të cilat përballemi me mbikëqyrjen është se asnjë prej nesh nuk e di saktësisht sesi mbikëqyremi apo se çfarë do të sjellin vitet e ardhshme në lidhje me këtë.

Teknologjia po zhvillohet me ritme të hatashme. Ndoshta duhet të marrim parasysh se qeveria mund t’i kërkojë çdo qytetari të mbajë një byzylyk biometrik që monitoron temperaturën dhe rrahjet e zemrës 24 orë në ditë. Këto të dhëna më pas grumbullohet dhe analizohen nga algoritmet qeveritare, të cilat do të dinë para nesh nëse jemi të sëmurë apo jo, ku kemi qenë, apo nëse jemi takuar me dikë të dyshimtë. Kështu zinxhiri i infektimeve do të shkurtohet shumë dhe epidemia do të ndalonte brenda disa ditëve.

Por efekti anësor është se kjo do t’i jepte qeverisë legjitimitetin e një sistemi të ri tmerrues mbikëqyrjeje.

Ata do të dinin nëse unë preferoj të klikoj në linkun e Fox News në vend të CNN dhe kështu do të mësonin mbi preferencat e mia politike apo dhe karakterin tim.

Nëse ata masin temperaturën time apo presionin e gjakut teksa unë shikoj një video, ata dinë se çfarë më bën të qeshçfarë më bën të qaj dhe çfarë më nervozon.

Është e rëndësishme të kujtojmë se zemërimi, gëzimi, mërzitja apo dashuria janë fenomene biologjike, njëlloj si temperatura apo kolla. Ato dallohen me të njëjtën teknologji. Nëse korporatat apo qeveritë nisin mbledhjen në masë të këtyre të dhënave biometrike, ata do të na njohin më mirë se ne njohim veten tonë dhe do të parashikojnë ndjenjat tona, do t’i manipulojnë ato dhe do t’ia shesin kujdo që duan. Monitorimi biometrik do ta bënte skandalin e kohëve të fundit të ‘Cambridge Analytica’, të dukej si diçka nga epoka e gurit.

Imagjinoni Korenë e Veriut në vitin 2030, ku çdo qytetari me byrzylyk biometrik i kontrollohen të dhënat gjatë kohës që dëgjon fjalimin e Udhëheqësit të Madh. Nëse ai tregon se je i nervozuar, ti ke marrë fund.

Por sigurisht që mund të argumentohet se ky kontroll po bëhet për kohë emergjence. Historia ka treguar zakonin e keq se masat e përkohshme, gjithmonë kanë tendencë të mbeten në horizont. Vendi im Izraeli për shembull, shpalli emergjencën gjatë konfliktit të 1948 me të cilën justifikoi censurën e shtypit, konfiskimet e tokës madje dhe rregullat për të bërë puding (nuk po bëj shaka). Lufta ka mbaruar por Izraeli nuk ka shpallur kurrë fundin e emergjencës dhe nuk ka anuluar shumë nga masat “e përkohshme” të 1948 (shyqyr u anulua rregulli i pudingutnë 2011).

Edhe kur infeksionet nga koronavirusi të kenë rënë në zero, qeveritë e uritura për të dhëna do të justifikohen se sistemi i vendosur tashmë i kontrollit biometrik do të duhet pasi i tremben një tjetër valë koronavirusi, ndonjë tip i ri Ebola në Afrikën Qendrore, apo kushedi çfarë tjetër.

Beteja e privatësisë po luftohet vitet e fundit dhe kriza e koronavirusit mund të jetë pika e vulosjes. Kjo pasi kur detyrohen të zgjedhin mes privatësisë e shëndetit, populli zakonisht zgjedh të dytën.

Policia e sapunit

Dhe në fakt kjo zgjedhje është rrënja e problemit, për vetë faktin se është një zgjedhje e rreme.

Ne mund të zgjedhin të mbrojmë shëndetin dhe të ndalojmë epideminë e koronavirusit jo duke institucionalizuar regjime mbikëqyrjeje totalitare, por duke i shtuar fuqinë qytetarit.

Kohët e fundit disa nga përpjekjet më të suksesshme të përmbajtjes së koronavirusit janë bërë nga Korea e Jugut, Tajvani e Singapori.

Megjithëse ato kanë përdorur aplikacione gjurmuese, mbështetja kryesore ka qenë te testimet masive dhe bashkëpunimi vullnetar i një publiku të mirë-informuar.

Monitorimi i centralizuar dhe dënimet e ashpra nuk janë mënyra e vetme për të bërë njerëzit të zbatojnë udhëzimet.

Kur njerëzve u tregohen faktet shkencore dhe kur ata kanë besim te autoritetet, ata bëjnë gjënë e duhur, edhe nëse Vëllai i Madh nuk rri duke i vëzhguar prapa krahëve.

Një popullatë e motivuar dhe e mirë-informuar është zakonisht shumë më e fuqishme dhe efektive sesa një tjetër e paditur dhe e nënshtruar nga policia.

Për shembull çështja e larjes së duarve me sapun. Kjo ka qenë një avancim i madh në higjienën njerëzore dhe shpëton miliona jetë çdo vit.

Ne e marrim këtë si të mirëqenë, por vetëm në shekullin e 19-të shkencëtarët kuptuan rëndësinë e larjes së duarve me sapun. Më parë doktorët e infermierët kalonin nga një operacion kirurgjikal në tjetrin pa larë duart. Kështu që sot miliona njerëz e bëjnë këtë veprim pa u detyruar nga “policia e sapunit”, por sepse kuptojnë faktet. Unë i laj duart me sapun sepse di për viruset e bakteriet, e kuptoj se këto organizma të vogla shkaktojnë sëmundje dhe e di se sapuni mund t’i largoja ato.

Por për të arritur në këtë nivel pranimi e bashkëpunimi nevojitet besim.

Gjatë viteve të fundit politikanë të papërgjegjshëm kanë gjymtuar qëllimisht besimin e popullatave te shkenca, te autoritetet publike dhe te media. Madje tani të njëjtët politikanë të papërgjegjshëm tani përpiqen të marrin rrugën e autoritarizmit duke argumentuar se nuk mund të kemi besim te publiku për të bërë gjënë e duhur.

Normalisht një besim që është gërryer prej vitesh mund të rindërtohet brenda natës.

Por këto nuk janë kohë normale dhe në momente krize mendja e njeriut ndryshon shpejt. Mund konfliktohesh ashpër me vëllezërit e motrat e tu ndër vite, por në një moment emergjence ti papritur zbulon një rezervuar besimi e dashamirësie dhe nxiton për të ndihmuar njëri-tjetrin. Në vend të ndërtimit të regjimit të mbikëqyrjes, nuk është tepër vonë për rindërtimin e besimit të popullit te shkenca, media dhe autoritetet publike.

Ne sigurosh që duhet të përdorim teknologjitë e reja, por për forcimin e qytetarit. Unë jam në favor të matjes së temperaturës e presionit tim të gjakut, por jo që këto të dhëna të krijojnë një qeveri të gjithëfuqishme. Të dhënat duhet të më aftësojnë të jem më i informuar për zgjedhjet e mia dhe për t’i kërkuar llogari qeverisë time.

Epidemia e koronavirusit është pra një test madhor qytetarie. Në ditët që do të vijnë secili prej nesh duhet të zgjedhë nëse të besojë të dhënat shkencore apo teoritë e konspiracionit të qeveritarëve që i shërbejnë vetëm vetes. Nëse nuk bëjmë zgjedhjen e duhur do ta gjejmë veten duke nënshkruar për heqjen e lirive tona më të çmuara, me mendimin se është mënyra e vetme për të ruajtur shëndetin tonë.

Nevoja për një plan global

Zgjedhja e dytë e rëndësishme me të cilën përballemi është ajo mes izolimit nacionalist dhe solidaritetit global. Si vetë epidemia dhe kriza globale që ajo sjell mund të zgjidhen vetëm me bashkëpunim global.

Pikësëpari, për mundjen e virusit ne duhet të ndajmë globalisht informacionin tonë. Ky është avantazhi i njerëzve mbi viruset. Një koronavirus në Kina dhe një koronavirus në SHBA nuk mund të këmbejnë ide mes tyre sesi të infektojnë më shumë njerëzit. Por Kina mund të ndihmojë SHBA nga mësimet që ka marrë nga lufta me koronavirusin. Ajo që një doktor italian në Milano zbulon në mëngjes për sëmundjen,mund të shpëtojë jetë në mbrëmje në Teheran. Por për gjëra si këto nevojitet fryma globale e besimit dhe bashkëpunimit.

Vendet duhet të këmbejnë hapur informacionin dhe përulësisht të kërkojnë këshilla duke pasur besim në informacionin që marrin prej të tjerëve.

Ashtu sikur vendet nacionalizojnë industritë në kohë lufte,edhe lufta njerëzore kundër koronavirusit mund të nevojisë “humanizimin” e linjave thelbësore të prodhimit. Një vend i pasur e me pak raste koronavirusi, duhet të dërgojë pajisjet e çmuara te një vend më i varfër me më shumë raste, duke pasur besim se kur dhe nëse do të jetë nevoja, vende të tjera do t’i vijnë në ndihmë.

Përpjekja globale duhet marrë në konsideratë dhe në lidhje me personalin mjekësor. Vende më pak të prekura mund të dërgojnë stafin e tyre mjekësor në rajonet e prekura më rëndë, si për t’i ndihmuar ato në kohë nevoje, ashtu dhe për të fituar eksperiencë të vlefshme. Kjo e fundit sepse zhvendosja e epidemisë mund të bëjë që ajo të vijë në drejtim të kundërt.

Bashkëpunimi global vjen gjithashtu në frontin ekonomik. Duke parë natyrën globale të korporatave të furnizimit, nëse qeveritë mendojnë vetëm për vendet e tyre, rezultati do të jetë vetëm kaos dhe thellim i krizës.

E njëjta gjë vlen për udhëtimin. Pezullimi i udhëtimit ndërkombëtar shkakton vështirësi të mëdha në luftën kundër. Vendet duhet të bashkëpunojnë për të lejuar të paktën udhëtarët thelbësorësi shkencëtarë, doktorë, politikanë e biznesmenë, që janë të kontrolluar dhe nuk përbëjnë rrezik në kalimin e kufijve.

Për fat të keq aktualisht asnjë vend nuk e ka bërë këtë dhe komuniteti ndërkombëtar është kapur nga një paralizë kolektive.

Liderët e G7 u mblodhën kësaj jave në videokonferencë dhe nuk ranë dakord për një plan të tillë.

Në kriza të shkuara si ajo financiare në 2008 dhe pandemia e Ebola në 2014 SHBA mori rolin e liderit, por  administrata aktuale duket se ka hequr dorë nga ky rol. Ajo e ka bërë të qartë se madhështia e Amerikës është shumë më e rëndësishme se e ardhmja e njerëzimit.

Administrata tashme ka braktisur miqtë e saj duke ndaluar udhëtimet me BE, e jo më të konsultohet me të për pandeminë. Ajo skandalizoi Gjermaninë duke i ofruar 1 miliardë një kompanie gjermane për monopolin e vaksinës së re të Covid-19. Edhe nëse ajo ndryshon kurs dhe kërkon të përfshihet në përpjekjet globale, shumë pak do të pranonin një lider që nuk merr përgjegjësi e nuk pranon kurrë gabimet.

Por megjithatë kriza mund të jetë një mundësi, siç është mundësia që njerëzimi të kuptojë rrezikun që sjell mungesa e unitetit.

Njerëzimi duhet të bëjë një zgjedhje. A do të udhëtojnë në dashezën e mungesës së unitetit apo në rrugën e solidaritetit global?

Nëse zgjedhin të parën vetëm do të zgjasim krizën, duke i dhënë një fitore jo vetëm koronavirusit, por të gjithë epidemive e krizave të ardhshme në shekullin e 21-të.

Yuval Noah Harari është autror i ‘Sapiens’, ‘Homo Deus’ dhe ‘21 Leksione për shekullin e 21-të