Edita Tahiri: Serbia bëri gjenocid, nëse do ta përmirësojë imazhin le të bëhet si Gjermania

Ish-shefja e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri, ka thënë se kufijtë e Kosovës janë të pacenueshëm sepse Pavarësia e Kosovës ishte kompromis i arritur.

Derisa është debatuar çështja e ndryshimit të kufijve dhe raportet mes Kosovës e Serbisë, në Zona B, ish –prirësja e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, Edita Tahiri, theksoi se nuk është problematike për shtetin edhe mosnjohja e pesë shteteve të tjera të Europës, njofton Klan Kosova.

”Pavarësia e Kosovës është kompromisi që kemi bërë. Aleancat tashmë janë në favorin tonë”.

”Në Europë ka 22 shtete që e kanë njohur Kosovën, vetëm pesë prej tyre nuk e kanë njohur. Mos t’i harrojmë dhe humbim ato 22 shtete europiane”.

LEXO EDHE: Tahiri jep detaje nga negociatat: Cooperit i thash s’lejoj të diskutohet për veriun

”Kemi një njohje të fuqishme, jemi anëtarë të Organizatave Botërore relevante. Nëse Ballkani Perëndimor mbetet kështu si është, ky Ballkan nuk do të jetë me këto hallka siç është tani”.

”Kufijtë e Kosovës janë të pacënueshëm. Nuk ka ndryshim të kufijve sepse 100 vjet kemi derdh gjak për këtë punë”.

”Zvicra ka qenë mirë edhe pa OKB, mirë OKB -në dhe njohjen t’i kërkojmë por jo përmes korrigjimit të kufijve”.

Më tej ish-kryenegociatorja Edita Tahiri potencoi se Serbia është e poshtëruar për shkak të luftërave gjenocidiale, e sipas saj nëse ky shtet do të përmirësohet ajo ka një shtet ku duhet të marr mësim, njofton Klan Kosova.

”Nuk po e marr parasysh faktin që pas një lufte gjenocidale në Kosovë, Serbia në vend që të kërkojë falje e ta njohë Kosovën ajo dëshiron ende ta dëmtojë. Atë janë të poshtëruar në maksimum”.

”Nuk është çështje praktike. Kjo është çështje strategjike. Serbia ka bërë gjenocid në çdo vend dhe është poshtëruar”.

”Me poshtërimin e Serbisë, Kosova është bërë e Pavarur, kufijtë e Kosovës janë vijë e kuqe e negocimit me të, nëse Serbia do të përmirësojë imazh duhet të bëhet si Gjermania”.