Edita Tahiri bën thirrje të mbështetet protesta kundër Vuçiqit në Tiranë

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri është shprehur pro protestës së nesërme në Shqipëri të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, në kuadër të vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri tha se nisma e Ballkanit të Hapur ka për synim t’i vendos popujt në hegjenoninë serbe.

Ballkani i Hapur” do të vendos popujtë në hegjemoninë serbe…kështu ëndërron Vuçiçi në prag të arritjes në Tiranë nesër”, shrkoi fillimisht Tahiri.

“Mirëpo, opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër do ti tregoj se ai vetëm mund të ëndërroj. Protestat nesër në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët”, tha ajo.