Rugova-Thaçi

Edita Tahiri: Bashkimi LDK-UÇK bëri kthesë në historinë e Kosovës, i bëmë 2 shtete shqiptare

Ish-shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri, e cila vazhdon të jetë aktive në komentimin dhe analizën e ngjarjeve politike që lidhen me Kosovën, Dialogun e rajonin, ka rikthyer në vëmendje një fotografi të saj bashkë me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Tahiri ka thënë se bashkimi i LDK-së dhe UÇK-së ka bërë kthesën në historinë e Kosovës dhe ky bashkim i ka bërë dy shtete shqiptare.

Lexo Edhe:

“Bashkimi LDK-UCK e beri te mundur pranimin e Marreveshjes se Rambujese – beme kthese ne historine e Kosoves, fquqizuam gjeopolitiken kombetare, i beme dy shtete shqiptare”, ka shkruar ajo.