Edita Gjikollin vuan nga Leukemia Acute, ndihmojeni përmes SMS në Vala

Edita Gjikolli ka nevojë për ndihmën tuaj. Ajo vuan nga Leukemia Acute, sëmundje kjo e cila shërimin e ka vetëm në shtetet jashtë Kosovës. Bashkëshorti i Editës, Veton Gjikolli, ka thënë për Telegrafin se për shërimin e gruas së tij nevojiten 150 mijë euro.

“Editën e kemi pasur njëherë në Turqi për trajtim të sëmundjes, ku trajtimi i saj ka kushtuar 100 mijë euro. Qeveria e Kosovës ka ndarë 25 mijë euro dhe të tjerat aq sa na kanë ndihmuar. Pasi jemi kthyer në Kosovë pas 10 dite, Editës i është rikthyer sëmundja. Tani nevojitet që shërimi të bëhet prapë në Turqi në spitalin ‘Acibadem’, ku duhet të marr kemioterapi dhe transplant, shërim ky i cili kushton 150 mijë euro. Kjo shumë tani është e papërballueshme për neve, dhe kemi nevojë për ndihmën tuaj. Po iu lusim kush mundet që të na ndihmoj”, ka thënë ai.

Operatori Telefonik Vala ka ofruar numrin e telefonit në të cilin ju mund të dërgoni mesazhe për ta ndihmuar Editën.

Një mesazh kushton 1 euro.

Numri ku mund ta ndihmoni Editën përmes operatorit telefonik Vala është: 55344.

Ndërsa Editën mund ta ndihmoni edhe përmes xhirollogarisë në bankën TEB.

Numri i xhirollogarisë në TEB bank: 2015000019511584-Veton Gjikolli, Kodi i Swiftit: TEBKXKPR.

Numri i telefonit në viber: +38349138108