Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, para tri javësh ka marrë detyrën, por që nga ajo kohë ka emëruar vetëm Arian Tahirin nënkryetar të komunës.
Hamza deri më tash nuk ka emëruar zyrtarisht akoma asnjë drejtor komunal, duke i lënë nën ‘ethe’ pretendentët për këto pozita.
Veriu.info mëson se kryetari Hamza javën e ardhshme do ta emëroj Edison Tërnavën, drejtor të Drejtorisë së Urbanizmit, i cili me profesion është arkitekt.
Tërnava është i angazhuar në PDK që nga viti 2007 dhe është anëtar i Kryesisë në degën e PDK-së në Mitrovicë.







