Kryeministri i Shqipërisë

Edi Rama uron për Ushtrinë e Kosovës me fotografinë e Komandantit Suprem të Kosovës

Nuk ka zgjedhur të thotë asgjë më shumë veçse “Urime”. Kështu ka reaguar kryeministri Edi Rama pas vendimit historik të transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës

Kreu i qeverisë shqiptare ka zgjedhur që të urojë përmes një fotoje, ku shfaqet presidenti Hashim Thaçi me uniformë ushtarake.

Menjëherë pas vendimit historik të krijimit të ushtrisë së Kosovës, në Shqipëri, presidenti Ilir Meta dhe më tej lideri demokrat Lulzim Basha e përshëndetën këtë vendim të Kuvendit të Kosovës, si një ndryshim historik, veçanërisht për të kontribuar vendosmërisht për paqe dhe stabilitet.